Agjencia Zhurnal.mk.

“Zgjohet” vullkani Mayon në Filipine, kërkohet largimi i banorëve të zonës

Vullkani Mayon në Filipine është aktivizuar. Mediat e huaja shkruajnë se zyrtarët filipinas kanë ngritur nivelin e alarmit për një nga vullkanet më aktivë të vendit pasi hiri, gazi dhe llava filluan të derdhen.

Ndër të tjera zyrtarët theksojnë se shenjat janë që vullkani mund të çojë në një shpërthim të rrezikshëm brenda disa ditësh.

Vullkani Mayon 2,463 metra në provincën qendrore Albay, një atraksion turistik për shkak të formës së tij pothuajse të përsosur konike “po tregon një shpërthim magmatik”.

Ndërkohë banorëve që jetojnë brenda një rrezeje prej 6 km nga krateri i vullkanit u është thënë të largohen nga zona e përhershme e rrezikut dhe të lëvizin në tokë më të sigurt.

Mayon është vullkani më aktiv në vend.

Pas shpërthimit të tij të dhunshëm në vitin 2018, dhjetëra mijëra filipinas u desh të linin shtëpitë e tyre.

Related posts

Franca “ngriu” asete inekzistente të shefit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar

Xh M

Nepali i kërkon Rusisë të mos dërgojë luftëtarët e saj Gurka në konfliktin në Ukrainë

Xh M

Publikohet maskoti zyrtar i Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së të Vitit të Dragoit

Xh M