Gjatë ditës së sotme, KF Arbëria ka mbajtur mbledhjen e grupit punues, ku u zgjodh kryesia e re e klubit.
Skuadra nga Dobroja ka mbetur në duar të fatit, pa aksionarë dhe pa donatorë, megjithatë kanë formuar kryesinë e re që të mos vije deri tek shuarja e klubit, shkruan Gazeta Olle.
Pozita e presidentit është lënë e hapur për donatorin e mundshëm, ndërsa më poshtë gjeni kryesinë e zgjedhur dhe rolet e tyre.
Njoftimi i plotë nga Arbëria:
Zgjedhet Kryesia e re e KF Arbëria
Në mbledhjen e mbajtur me datë: 06.01.2022, nga grupi punues i zgjedhur nga Kuvendi i K.F. Arbërisë, morrëm këtë vendim:
Pasi që asnjë aksionarë apo donatorë nuk është lajmëruar që të marrë në menaxhim K.F. Arbërinë, e pamë të arsyeshme që të formojmë një kryesi, që të mos vijë deri te shkatërrimi i klubit. Gjendja momentale financiare në klub është shumë e vështirë, për shkak të mungesës së donatorëve. Andaj për të dalë nga kjo situatë, grupi punues morri vendim me aprovimin e të gjithë anëtarëve, që të formojë kryesinë e re, me këtë përbërje:
– Drejtor Ekzekutiv: Mehdi Bahtiri
– Sekretar: Amir Uka
– Drejtor sportiv: Behar Gashi
– Menaxher i rrjeteve sociale: Besmir Gashi
Anëtarë të kryesisë:
– Ismet Mukulani
– Enver Breznica
– Nazmi Krasniqi
– Gëzim Llugiqi
– Ylber Statovci
– Lulzim Gashi
Pozitën e presidentit të klubit, vendosëm që ta lëmë të hapur, për donatorin e mundshëm.
Zoti na ndihmoftë!
/Gazeta Olle/