Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjerohet rrjeti i gazit në Kumanovë

Kumanovë, 19 gusht – Kumanova është një ndër qytetet kryesore në ngritjen e infrastrukturës së gasifikimit në pjesë të ndryshme të qytetit. Tashmë disa vjet në Kumanovë po punohet në kyçjen e këtij energensi të lirë si në institucionet publike poashtu edhe në objekte private. Tashmë pjesa më e madhe e institucioneve komunale dhe shtetërore ngrohen me gaz natyrorë. Ndërkaq viteve të fundit dukshëm është shtuar interesimi edhe tek personat fizik në rrjetin e gasifikimit, sidomos pas vendimit për subvencionim si nga qeveria poashtu edhe nga vet administrata lokale.

“Kemi kyçje të disa personave fizik pas shtrirjes së rrjetit përskaj shtëpive të tyre. Ka interesim të shtuar të qytetarëve. Gjithashtu kemi 15 kontrata nga banesat kolektive të cilët po i udhëzojmë në rregullimin e dokumentacionit projektues”, theksoi Marko Mitrovski, drejtor i NP “Kumanova Gaz”.

Qytetarët janë të kënaqur edhe me masën e subvencionimit për kyçjen e gazsjellësit, që nga komuna arrinë 15 mijë denarë kurse nga ministria e ekonomisë mund të arrijë deri 25 mijë denarë, por jo më shumë se 70% e shpenzimeve të përgjithëshme.

“Në të gjitha objektet e banimit tashmë kemi shërndarë fletushka në vigjilie të sezonit të ngrohjes, andaj edhe presim intersim më të madh tek qytetarët. Këtë periudhë të verës po e shfrytëzojmë për takime me këshillat e banesave kolektive të cilëve u japim sqarime të cilat ua ofrojm pr momentin. Kyçja e gazit për momentin duke i patur parasysh edhe subvencionet qytetarit i kushton 9.200 denar”, theksoi Mitrovski.

Ndryshe ditëve të fundit aktivitetet për ngritjen e rrjetit në gjatësi prej 1.3km po vazhdojnë në afërsi të parkut të Sokollanës ku ekipet e NP “Kumanova Gaz” po punojnë intenzivisht. 

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M