Agjencia Zhurnal.mk.

ZGJEDHJET2024/Nikollovski: Ahmeti dhe Grubi dëshirojnë të sundojnë përjetshëm

Shkup, 23 shkurt – Sipas nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ideja që e promovojnë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, është “ide me të cilën dëshirojnë të sundojnë përjetshëm”.

“Në mënyrë titullare, funksisoni më i lartë në shtet, është presidenti i shtetit, tek ne e dini se fuqia ekzekutive është tek qeveria dhe kryeministri, por, në mënyrë titullare presidenti është funksioni numër një në shtet dhe duhet të zgjedhjet në zgjedhje, sepse ai është kulmi i demokracisë, ashtu bëjnë shtetet më demokratike në botë”, deklaroi ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ceket në kumtesën nga Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së.

Çdo tentim për suspendim të demokracissë, siç ceket në deklaratën me shkrim të Nikollovksit, është vetëm “tentim për lënien e popullit jahtl procesit të vendim-marrjes”.

Ai shtoi se idenë që e promovojnë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi është “ide me të cilën dëshirojnë të sundojnë përjetësisht”.

“Unë jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe Artan Grubi të cilët sot e promovojnë këtë ide do të donin të sundojnë përjetësisht në mënyrë që do të kenë ndikim serioz partiak ndaj zgjedhjes së qeverië dhe presidentit të shtteit dhe ai është akt jodemokratik dhe ai është tentim për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit në Maqedoni”, konsideorn Nikollovksi.

Ai u bën thrrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjehdje dhe të votojnë në numër sa më të madh.

Related posts

Qytetarët nesër e kanë lapsin në dorë me të cilin do të shkruajnë të ardhmen e tyre!

I.A

Rikthehet në politikë Hazbi Lika, i bashkangjitet Izet Mexhitit?

Xh M

Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky