Voltana Ademi është tërhequr nga gara për kryetare e Bashkisë Shkodër. Ademi nuk do të jetë pjesë e garës për 6 marsin, edhe pse kishte deklaruar se ishte gati të kandidonte për një mandat tjetër. Së fundmi ajo ishte pozicionuar pranë lëvizjes së ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Sipas informacioneve, Ademi nuk është në listën e kandidateve të Komisionit të Rithemelimit që do t’i paraqiten anëtarësisë. Ndërkohë, Bardh Spahia dhe Astrit Bushati janë dy emrat e konfirmuar që do të garojnë nesër në primaret e PD.Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi mund të mos garojë sërish për këtë bashki në 6 mars.
Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të përzgjedhë nëpërmjet votave të anëtarësisë 6 kandidatët e saj që do të garojnë në zgjedhjet pjesshme lokale të 6 marsit në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Vorë dhe Rrogozhinë.Voltana Ademi është përfolur prej kohësh si kandidate potenciale e Komisionit të Rithemelimit të PD në Shkodër.
Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk është kundër kandidimit të saj.Ndërkohë, Partia Socialiste konfirmoi dje prefekten e Shkodrës Majlinda Angonin si kandidaten socialiste në Shkodër.
Nga ana e Partisë Demokratike, ende nuk janë publikuar emrat konkretë që mund të garojnë për bashkinë e Shkodrës.