Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjedhjet Lokale / Kërçova do ta vulosë fatin politik të Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit

Shkup, 14 korrik – Afrimi i datës së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ka shtuar aktivitetin e partive, ata kanë filluar kalkulimet politike për krijimin e koalicioneve apo nxjerrjen e emrave për kryetarë, e që sinjalet e para na tregojnë se do të kemi një fushatë mjaft dinamike dhe interesante, ku Kërçova do të jetë një nga pikat më të nxehta të garës elektorale, pasi dy kandidatët e saj Fatmir Limani do të mbështetet nga Musa Xhaferi dhe Fatmir Dehari do të mbështetet nga Ali Ahmeti, e që kjo nuk do të jetë vetëm garë mes këtyre kandidatëve, por do të jetë edhe garë mes dy figurave të fuqishme që do ta vulosë edhe fatin politik të tyre, shkruan Zhurnal.mk.

 

Fatmir Limnai është djali i dëshmorit Beqir Limani, i cili njëkohësisht është edhe nip i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetit, ai ka qenë anëtarë i BDI-së për një kohë të gjatë, ndërsa ka mbajtur postin e zëvendës-drejtorit të ELEM, nga e cila ai dha dorëheqje.

Fatmir Limani në kohët e fundit ka shprehur pakënaqësi të mëdha rreth funksionimit të partisë dhe udhëheqjes se kryetarit aktual Ali Ahmeti si dhe në emërimin e ministrave në qeverinë ZAEV2, e që kjo ka bërë që të aludohet se ai është pjesë e “grupit të zjarrit” që është krijuar brenda BDI-së. Ai theksoi se “Nuk mund të them me siguri se Ahmeti po punon për bashkimin e BDI-së me LSDM, por me politikat dhe veprimet e tij në muajt e fundit po bëhet e qartë se Ahmeti po punon në atë drejtim. Prandaj jam i revoltuar. Kjo është arsyeja pse ka shumë anëtarë të tjerë të BDI-së që janë kundër këtij bashkimi. Këta njerëz janë kundër politikave aktuale të BDI-së dhe kundër emërimit të zyrtarëve të BDI-së në qeveri, sepse askush prej tyre nuk ka kaluar filtrat e partisë,”.

Për ta përforcuar qëndrimin dhe mesazhin e tij, ai i’u drejtua direkt liderit të BDI-së  “Ali Ahmeti, reflekto, mos e digj jorganin për një plesht. Abaz, ruaj tufën se ka kohë që ke mbetur pa ugiqin”.

Ai adresoi kritika ndaj kryetarit aktual të komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ku deklaroi se: “Trishtuese është se shkollat fillore shkatërrohen dhe mësimet shënojnë rritje në kuptimin e asaj se në gjimnaz rritja e fenomeneve të përdoruesve të drogës dhe alkoolit kalojnë në mbi 60%, punësimi i mësimdhënësve pa asnjë lloj kriteri dhe të padiplomuar është gjithnjë e në rritje, korrupsioni, vjedhjet, përvetësimi i pronave publike, reketimi, kriminaliteti në të gjitha fushat ska kufi e ska të ndalur”

Këto qëndrime të tij ishin një befasi për opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh përkrahjen që ai i kishte dhënë dajës së tij  (Ali Ahmetit) për një kohë të gjatë, e kjo nuk përfundoi këtu pasi Limani deklaroi se do të garonte si kandidat i pavarur në garat e ardhshme për kryetar të komunës, e kjo ishte një rrufe në qiell të hapur për BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmetin, ndërsa sipas burimeve të Zhurnal ai është i vendosur për të konkurruar për të qeverisur me Kërçovën.

Kjo garë do të ketë impakt të fuqishëm jo vetëm për Bashkimin Demokratik për Integrim, por edhe për mbarë skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas informacioneve të Agjencisë Zhurnal, Fatmir Limani ka siguruar mbështetjen e Musa Xhaferit, kurse në anën tjetër në mbështetje të Fatmir Deharit qëndron lideri aktual i BDI-s Ali Ahmeti. Musa Xhaferi  ka qenë një nga njerëzit më të afër të Ali Ahmetit, ai ka mbajtur postin e Zëvendës-Kryeministrit, ku ai gëzon një ndikim shumë të madh në Kërçovë, e në kohët e fundit ka shprehur pakënaqësi të shumta në lidhje me drejtimin e partisë e kjo ka bërë që ai të rradhitet në grupin e të pakënaqurve që është i njohur si “grupi i zjarrit”.

Këto zgjedhje për Kërçovën janë shumë dramatike pasi në të do të zhvillohet një betejë epike mes dy figurave qëndrore të BDI-së të cilët vinë poashtu nga kjo komunë, e kjo do ta vulosë fatin politik të Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit, e që në të njejtën kohë kjo do ta përcaktojë edhe të ardhmen e partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Fitorja e një kanditadi që nënkupton humbjen e  kandidatit tjetër, do të reflektojë edhe në fuqinë politike të njerit apo krahut tjetër, pasi kjo do ti japë triumfuesit primatin e udhëheqjes, kurse humbësi është i detyruar që të tërhiqet në prapaskenë, e që kjo do të thotë edhe zhdukje politike për të.

Nga burimet që disponon Agjencia Zhurnal, në bazë të një ankete që është zhvilluar, dallimi mes dy kandidatëve është shumë i ngushtë, ku Fatmir Dehari prinë me 10 %, por që kjo situatë mund të ndyshojë deri në mbajtjen e  zgjedhjeve lokale. Këtu hynë në lojë aftësia e Xhaferit dhe Ahmetit për të krijuar koalicionet e nevojshme, e cila do të vuloste edhe fitoren e njërit apo tjetrit.

Renditja e partive politike në Kërçovë në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020:

VMRO42.04 %
LSDM24.36 %
BDI22.77 %
ASH/AAA5.98 %
E MAJTA2.09 %

Ende nuk kemi koaliciion zyrtarë, por sipas disa burimeve BDI dhe LSDM do të shkojnë në koalicion në këto zgjedhje lokale, që kjo në Kërçovë sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit do ti siguronte kandidatit të BDI-së 47.13 % të votave. Kurse në rast se Musa Xhaferi arrin një marrëveshje me VMRO-n dhe të Majtën atëher Fatmir Limani do të siguronte 44.13 % të votave, ku përsëri dallimi është shumë i vogël. Renditja e ASH/AAA do të jetë edhe përcaktuejsa se cili do ta fitojë Kërçovën dhe se Musa Xhaferi apo Ali Ahmeti do ta marrë lidershipin brenda BDI-së.

Kjo garë përmban rrezik edhe për humbjen e Kërçovës nga shqiptarët, e kjo do të ishte një humbje shumë e madhe për të dy figurat, e që në të njejtën kohë kjo do të krijonte një përceptim në opinionin publik, se këto dy personazhe nuk gëzojnë mbështetje nga shqiptarët dhe si pasojë e saj ata do të duheshin që të largohen nga skena politike.

Gara për Kërçovën do të jetë shumë e ashpër, rezultatet e së cilës është shumë e vështirë që të parashikohen, por një gjë është e qartë dhe e sigurt, se kjo betejë do të shkaktojë efekte shumë të fuqishme si në aspektin politik ashtu edhe në atë etnik, e kjo i bën edhe më dramatike këto zgjedhje, shkruan Zhurnal.mk.

Related posts

Gjendjet në sistemin elektroenergjetik, temë e takimit Pendarovski-Bislimimovski

Z H

Ganiu: Në ditën e paqes promovohet “Rruga e Paqes”

Redaksia

Zaev: Nuk duhet të jemi vend më i pasur për të pranuar 450 deri 500 qytetarë afganë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More