Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjedhjet e parakohshme në Vjeshtë, Selmani: Të respektohet mandati për qeverisje

Shkup, 22 Maj – Zgjedhjet parlamentare duhet realizuar me përfundimin e mandatit të parashikuar katërvjeçar, pavarësisht se në qershor vendi do të marrë ose jo datën për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Kërkesat për mbajtjen në vjeshtë të zgjedhjeve, sipas porfesorit universitar Bashkim Selmani flasin për një papjekuri kolektive të funksionimit të shtetit dhe të së drejtës, për të realizuar interesat e ngushta partiake. Selmani thotë se kontesti me Bullgarinë duhet të bashkojë gjitha partitë për gjetjen e zgjidhjes.

“VMRO është specialiste për tendencat e rizgjedhjeve dhe fatkeqësisht përbën një nga tendencat bazë të cilat nuk rregullohen raportet siç është aktualisht kontesti midis Bullgarisë dhe RMV – së. Prandaj është më tepër një mungesë e emancipimit demokratik të partive politike të cilat në kontinuitet insistojnë të akomodojnë vetëveten, por jo dhe interesin e qytetarëve”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani.

Selmani konsideron se zgjedhjet kërkohen për t’iu ikur zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, sikurse ekonomike, energjetike, shëndetësore e të tjera.

“Kur dihet se Maqedonia përbën një nga borxhet më të larta të borxhit publik dhe nga ana tjetër nuk ofrojnë zgjidhje të cilat do të ishin në interesin e qytetarëve. Fatkeqësisht tash mund të analizojmë se çdo tendencë për të shkruar në zgjedhje u konvenon gjitha palëve, për arsye se defokusojnë problemet bazë dhe rezultatet normal se do të jenë në dëm të qytetarëve si në aspektin material por edhe në zgjidhjen e problemeve të tyre të përgjithshme”, theksoi Selmani.

Kryetari i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickovski në vazhdimësi kërkon zgjedhje të parakohshme duke u mbështetur në thirjet e qytetarëve. Edhe opozita shqiptare përkrahë zgjedhjet e parakohshme.

BDI por kryeministri Dimitar Kovaçevski disa herë kanë kundërshtuan nevojën e zgjedhjeve, duke thënë se fokusi duhet të vehet në krizën ekonomike dhe energjetike, e cila mund të jetë e rënduar gjatë sezonit dimëror me vazhdimin e luftës në Ukrainë.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy