Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, kanë kandiduar 1002 burra dhe 753 gra

nga Redaksia

Shkup, 6 maj  – Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend do të mbahen të mërkurën. Këto janë zgjedhjet e rregullta parlamentare të cilat zbatohet njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

Votuesit do të mund të votojnë duke rrethuar një nga 17 listat e kandidatëve. Lista të kandidatëve për deputetë ka Koalicioni për të ardhme evropiane i udhëhequr nga LSDM, Koalicioni “Maqedonia juaj” i VMRO-DPMNE, Koalicioni Guximshëm për Maqedoninë i udhëhequr nga GROM, Koalicioni Fronti Evropian i BDI-së, partia politike E Majta, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN”, partia politike Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë tonë”, Maqedonia e Bashkuar, Alternativa e Re Shkup, AVAJA, Lëvizja Qytetare Evropiane, Epoka e Tretë e Maqedonisë/Listat e Pavarura Maqedonase – Sovranët, Partia juaj, Rodina Maqedonia, E djathta, Demokratët Shkup dhe Partia e Punëtorëve.

Votohet në gjashtë njësi zgjedhore, ndërsa disa koalicione dhe parti kanë lista vetëm për disa njësi zgjedhore. Në zgjedhje ka 1755 kandidatë prej të cilëve 1002 burra dhe 753 gra.

Собранието на Република Северна Македонија ја започна седницата за избор на новата техничка влада која треба да ги организира предвремените парламентарни избори. 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjidhen nga 120 deri 123 deputetë, prej të cilëve 120 deputetë zgjidhen sipas modelit proporcional, me çka territori i Republikës është i ndarë në gjashtë njësi zgjedhore. Në çdondjërën zgjidhen nga 20 deputetë, ndërsa tre deputetë zgjidhen sipas modelit proporcional në një njësi zgjedhore e cila i përfshin Evropën, Afrikën, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australinë dhe Azinë. Në këto zgjedhje nuk ka votim në diasporë kështu që numri i deputetëve që do të zgjidhet do të jetë 120.

Votimi edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fillon në orën 7 dhe zgjatë deri në orën 19. Votuesit gjatë ditës do të munden vetëm një herë ta vizitojnë vendvotimin dhe të votojnë. Identifikimi i votuesve do të bëhet me të a.q. aparate fingerprint.

Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, këshilli zgjedhor i dorëzon në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. Pas zgjedhjeve për deputetë, KKZ i grumbullon rezultatet nga votimi në listën e kandidatëve, përgatit procesverbal dhe bashkë me gjithë materialin zgjedhor e dorëzon menjëherë në KSHZ, ndërsa më së voni 12 orë nga përfundimi i votimit. 

Rezultatet e para të zgjedhjeve të mara në mënyrë elektronike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në mënyrë graduale, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon më së voni në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More