Agjencia Zhurnal.mk.

Zgjedhjet e 30 qershorit, Balla: Presidenti e ka detyrim respektimin e Kushtetueses

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një dalje për mediat ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

 

I pyetur për hapat që pritet të marrë presidenti Ilir Meta pritet të marrë tashmë, Balla u shpreh se respektimi i Kushtetueses është detyrim. Dhe, sipas tij, Presidenti duhet të marrë jë vendimmarrje në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast.

“Respektimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrim. Presidenti si institucion i rëndësishëm kushtetues duhet të marrë të marrë vendimarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Këto lloj komunikimesh janë zhvilluar në kohën e duhur. Nuk duhet të harrojmë që është Presidenti ai që e ka këtë kompetencë…,” tha Balla.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse PS i ka gati emrat për bashkitë pa kryetar, Balla nuk dha një përgjigje të qartë.

“Nuk kam një përgjigje. PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në 30 qershor, të mos harrojmë që pati përpjekje nga PD dhe forca të tjera opozitare që të minonin zhvillimin e zgjedhjeve në këtë këndvështrim, ajo që konfirmoi 30 qershori ishte një prirje…”

Kujtojmë se pas vendimit të Kushtetueses, presidentit Meta do t’i lind e drejta të dekretojë zgjedhje të pjesshme në 6 bashki të cilat ende nuk kanë një kryetar.

Related posts

Masat kufizuese frenojnë turizmin në Shqipëri

N E

Ambasada e SHBA uron 77 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë

D V

Kurban Bajrami në Shqipëri, besimtarët falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More