Agjencia Zhurnal.mk.

Zëvendësministrja Isaki dhe ambasadori Markovski për vizitë në Fondin për Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 28 tetor – Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki, së bashku me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski, sot ishin për vizitë Sekretariatin e Fondit për Ballkanin Perëndimor, me seli në Tiranë.

 

Siç transmeton gazeta “Ilinden”, ata kanë pasur një takim të përzemërt me Gjergj Mura, drejtor ekzekutiv dhe Mario Ringov, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në Sekretariatin e Fondit, ku kanë shkëmbyer mendime për proceset e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Nuk besojmë në rastësi. Ajo që ne besojmë është punë e vështirë. Nuk është rastësi që nën kryesimin e Shkupit 2021, Fondi i Ballkanit Perëndimor është rritur në një organizatë më të mirë, më me ndikim dhe moderne. Sot patëm rastin të falënderojmë personalisht zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki dhe mikun e ngushtë të Fondit të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesia e tij, ambasadori Danço Markovski”, tha Mura.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është fondi i parë i krijuar nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Qëllimet kryesore të Fondit të Ballkanit Perëndimor janë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të tij, forcimi i marrëdhënieve dhe kohezionit rajonal dhe, natyrisht, promovimi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Fondi i Ballkanit Perëndimor mbështet financiarisht projekte të vogla dhe të mesme me qëllimin kryesor: rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar dhe forcimin e kohezionit rajonal në katër fusha kyçe: arsimi dhe shkëmbimet shkencore, bashkëpunimi kulturor, bashkëpunimi ndërkufitar dhe rinor dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Anëtarët e personelit vijnë nga Shkupi, Beogradi, Podgorica, Prishtina, Sarajeva dhe Tirana.

Related posts

Donacion nga Mbretëria e Bashkuar për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Shahpaska në Takim ministror të BE-së në Bërdo afër Kranj: Maqedonia e Veriut është vendi I pare në rajon që e zhvilloi Garancinë rinore

D V

Nesër pa ujë dhe rrymë disa rrugë në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More