Shkup, 9 Dhjetor – Zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska në Top Tema të Telma tha se prokurori publik republikan, Ljubomir Joveski nuk duhet të jetë gjykatës kushtetues.
“Unë nuk mendoj se ai duhet të jetë gjyqtar kushtetues. Sepse atë që është dashur ta bëjë si prokuror publik, nuk e ka arritur në atë pozitë dhe nuk shoh arsye pse do të ketë mundësi të vazhdojë karrierën si gjyqtar kushtetues”, tha Gërkovska.
Ajo thotë se nëse duam sukses në luftën kundër korrupsionit, duhet të bëjmë një koalicion njerëzish me integritet në të gjitha fushat. Sipas saj, është e nevojshme të përmirësohet transparenca në sistemin e drejtësisë.