Agjencia Zhurnal.mk.

Zëvendëskryeministri Mariçiq për vizitë dyditore në Bruksel

Bruksel, 25 tetor – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin dyditor “Porta globale” në Bruksel ku është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 40 përfaqësuesve të lartë qeveritarë të vendeve anëtare dhe partnerëve të BE-së, si dhe delegacione të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, sektorit privat dhe institucioneve financiare, duke përfshirë Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nikoqir i Forumit është kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen, e cila do të mbajë fjalën hyrëse në tubimin ku pjesëmarrësit do të debatojnë për çështjet që kanë të bëjnë me investimet globale në infrastrukturë, sfidat me të cilat përballen sektorët publikë dhe privatë, tranzicioni në energjinë e gjelbër, mbështetjen e arsimit dhe kërkimit, sigurinë e lëndëve të para kritike dhe zhvillimin e korridoreve të transportit dhe infrastrukturës digjitale.

“Problemet në mbarë botën me infrastrukturën e dobët, kërcënimet ndaj mjedisit jetësor dhe mungesa e qasjes në kujdesin shëndetësor dhe arsimin nuk njohin kufij ndërkombëtarë. Mu për këtë, strategjia “Porta globale” e BE-së mëton të lidhë vendet dhe rajonet anembanë botës duke inkurajuar investimet publike dhe private në një rrjet global të korridoreve të transportit dhe sistemeve të furnizimit, energjisë së gjelbër, telekomunikacionit modern, arsimit dhe kërkimit, me theks në zhvillimin e qëndrueshëm dhe vlerave evropiane, si qeverisja e mirë, transparenca dhe partneriteti i barabartë, thekson në paralajmërimin organizatori i Forumit, Komisioni Evropian.

Përveç pjesëmarrjes në Forum, zëvendëskryeministri Mariçiq gjatë qëndrimit në Bruksel do të ketë takime edhe me komisarët evropianë për zgjerim dhe buxhet dhe administratë, Oliver Varheji dhe Johanes Han, si dhe me drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme për politikë të fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim në Komisionin Evropian (DG NEAR), Gert Jan Kopman.

Министерот за правда Бојан Маричиќ денеска изјави дека париите се блиску до договор за имплементација на препораките на ОБСЕ/ОДИХР во Изборниот законик, но оти сепак останува потешкиот дел, а

Përveç kësaj, Mariçiq do të mbajë brifing me Grupin e punës për zgjerim dhe Vendet negociuese për inkuadrim në BE (KOELA), si dhe takim pune me ud. drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Mikela Matuela, ku temë e bisedimeve do të jetë vijimi i procesit të skriningut dhe përgatitja e dokumenteve strategjike – Udhërrëfyesit të cilat janë detyrimi ynë për hapjen e Klasterit 1 – “Vlerat themelore”.

Siç bën të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), në fokus të takimeve do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivën e procesit integrues evropian, me të gjitha sfidat aktuale dhe të ardhshme në atë rrugë.

Related posts

Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë

D V

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi (VIDEO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy