Agjencia Zhurnal.mk.

Zëvendëskryeministri Mariçiq do t’i drejtohet Komisionit për Çështje evropiane

Shkup, 9 tetor – Komisioni parlamentar për Çështje evropiane sot organizon debat publik në temën: “Qeverisje në funksion të qytetarëve në kuadër të Komisionit për Çështje evropiane” ku është paralajmëruar fjalim nga zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.

Siç thuhet në paralajmërim, përfshirja e partive politike në procesin e krijimit të Strategjisë kombëtare për zhvillim është e rëndësishme për të siguruar përfshirjen e pikëpamjeve të ndryshme në dokumentin përfundimtar, por edhe të sigurohet kontinuitet në implementimin e strategjive.

Qëllimet bazë të debatit publik janë si vijon. Përmbledhje e shkurtër e SKZH-së me theks sferën adekuate strategjike për SKZH; Prezantim i sistemit të propozuar dhe qëllimeve strategjike në fushën përkatëse, Diskutimet me anëtarët e Komisionit, deputetë dhe ekspertë tjerë të interesuar, Akademia dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit dhe Konkluzionet për hapat e ardhshëm në procesin e përgatitjes së SKZH.

Siç informojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit, përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar edhe deputetë tjerë, si dhe përfaqësues nga fusha akademike, shoqëria civile, sektori biznesor dhe ekspertët.

Në orën 14:00 Komisioni për Çështje evropiane do të mbaj edhe një seancë tjetër ku në rend dite do të jetë Propozim- ligji për sistemin këshillimor për bujqësi dhe zhvillimin rural në lexim të dytë.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy