Agjencia Zhurnal.mk.

Zëvendëskryeministri Dimitrov në takim onlajn në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”

Shkup, 9 nëntor 2021 (MIA) – Pas takimit të punës në Beograd të mbajtur javën e kaluar, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov si përfaqësues i Qeverisë, bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama sot kanë marrë pjesë në takimin onlajn në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

 

Në takim, siç ka njoftuar SÇE kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Odave ekonomike nga tre vende dhe institucione kompetente ose ministritë resorë për Financa, Ekonomi dhe Bujqësi si dhe agjencitë nacionale për siguri dhe ushqim  dhe drejtoritë doganore dhe tatimore me qëllim të vërtetohen pikat problematike për lehtësim të tregtisë me fokus të vetëm në importin, eksportin dhe transitin e mënyrat praktike për tejkalimin e tyre, si hapa që duhet të ndërmerren deri në takimin e ardhshëm të liderëve në Tiranë e paraparë në dhjetor të këtij viti.

Dimitrovi ka thënë se edhe krahas vullnetit të fuqishëm politik, ekzistojnë mekanizmat e vendosura që duhet të vihen në funksion që të jepen rezultate konkrete.

“Sfida jonë për periudhën e ardhshme është si ta tejkalojmë pengesën që ka të bëjë me implementimin adekuat të masave dhe aktiviteteve të dakorduara që me përcaktim të përbashkët është absolutisht e mundur”, ka thënë Dimitrovi.

Koordinimi ka rezultuar me caktimin e terminit për takim pune në nivel të institucioneve kompetente, ku në këtë drejtim është theksuar edhe roli i Këshillit të implementimit.

Related posts

Arritën edhe 149 qytetarë nga Afganistani për të cilët Maqedonia e Veriut siguron qëndrim të përkohshëm

D V

Negociatat me Bullgarinë/ Shkupi shpreson për zgjidhje, Bullgaria nuk lëvizë

Z H

Mickovski nuk pret fitore në Shkup

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More