Agjencia Zhurnal.mk.

Zemra e derrit në trupin e njeriut, hoxhë Shefqet Krasniqi: Derri është i ndyrë për muslimanët dhe hebrenjtë!

Kryelajmin e mjekësisë botërore për transplantimin e zemrës së derrit te njeriu, e kanë pritur në mënyra të ndryshme teologët myslimanë, feja e të cilëve e ndalon konsumimin e mishit të kësaj kafshe.

 

Hoxha Shefqet Krasniqi, e sheh këtë veprim si degradim dhe haram, derisa kolegu i tij, Drilon Gashi, thotë se kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njeriut, lejohen edhe veprimet e ndaluara.

“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e degradu fjalën e zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klankosova.

Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.

Related posts

Simptomat e kancerit të zorrëve: Gjashtë shenjat e hershme – dhe kur duhet të shkoni te mjeku

D V

Si të shmangni ftohjet dhe gripin gjatë punës në zyrë

D V

Këto gjëra duhet t’i bëni kur sistemi juaj tretës nuk funksionon mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More