Agjencia Zhurnal.mk.

Zemërim në Australi pasi gjysma e banorëve përballen përsëri me bllokim

Zemërimi po rritet në Australi derisa 13 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë – përballen me bllokime të reja për të shuar shpërthimet e COVID-19.

 

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një shtet i tretë, sikurse Australia e Jugut, iu bashkua Victorias si dhe pjesëve të New South Wales për të hyrë në bllokim të martën.

Më pak se 14 për qind e australianëve janë vaksinuar – derisa besohet të jetë vlerësimi më i keq midis vendeve të OECD-s, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Dy qytetet më të mëdha të Australisë, Sydney dhe Melbourne, janë midis vendeve që përballen me pasiguri se kur do të rihapen.

Shumë njerëz kanë shprehur zemërimin e tyre, si kundërpërgjigje për kthimin e tyre në bllokime, 18 muaj nga pandemia.

Kryeministri Scott Morrison, është kritikuar ashpër për shkallën e ngadaltë të vaksinimit, por i ka rezistuar thirrjeve për të kërkuar falje.

“Asnjë vend nuk iu është përgjigjur pandemisë me 100 për qind. Unë mendoj se australianët e kuptojnë këtë”, tha ai të mërkurën. 

Related posts

Dorëhiqet prifti i njohur spanjoll për të jetuar me autoren e romaneve erotike sataniste

D V

Zjarr i madh në një depo masive në Lubjanë, angazhohen 150 zjarrfikës – pamje nga vendi i ngjarjes

D V

Xi Jinping-u thekson shënimin e arritjeve të reja në prag të 100-vjetorit të PKK-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More