Agjencia Zhurnal.mk.

Zelensky kërkon themelimin e një tribunali special për krimet e agresionit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të mërkurën kërkoi themelimin e një ‘tribunali special’ për të ndjekur liderët politikë dhe ushtarakë rusë për rolin e tyre në agresionin në Ukrainë.

 

“Duhet t’i sjellim para drejtësisë ata të cilët vendosën që ta fillojnë gjithë këtë. Ata që kryen krimet në të cilat shihet gjithë ligësia e pushtuesve rusë. Ne ende nuk kemi bazë të tillë institucionale për të mbajtur lidershipin politik dhe ushtarak rus përgjegjës për krimin e agresionit”, tha Zelensky në një konferencë në Paris, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ai lavdëroi punën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për hetimet ndaj krimeve të pretenduara të kryera nga ushtarët rusë në territorin e Ukrainës. Por, “që origjina e krimit të agresionit të armatosur të marrë përgjigje të drejtë gjithashtu, ne duhet të plotësojmë aktivitetet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Duhet të themelohet një tribunal special për krimet e agresionit rus në Ukrainë, në mënyrë që të dënohen ata që, fatkeqësisht, nuk mund të kapen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe institucionet tjera gjyqësore në botë. Të gjithë e dini se si lidershipi i Rusisë, i cili fshihet pas tregimeve false për sovranitetin e shtetit, eviton përgjegjësinë për atë çfarë ka bërë. Dhe ne, duhet ta tejkalojmë këtë”, tha Zelensky.

Related posts

Lija e majmunit po evulon me shpejtësi të paparë, thonë shkencëtarët

Xh M

Në Ontario shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të protestës së kamionistëve

D V

Pse është kaq i rëndësishëm qyteti i Kharkivit?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More