Agjencia Zhurnal.mk.

Zelenski paralajmëroi sulme të reja me raketa, mbi 700 objekte infrastrukturore janë dëmtuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një fjalim drejtuar qytetarëve u bëri thirrje popullit të tij që të jenë veçanërisht të bashkuar, sepse pret që dimri të jetë i vështirë dhe sulmet ruse të vazhdojnë me hov të madh.

“Rusia po përpiqet të përdorë të ftohtin kundër njerëzve këtë dimër”, tha Zelenski, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin bashkatdhetarët e tyre që janë më të cenuar.

Autoritetet ukrainase kanë llogaritur se mbi 700 objekte infrastrukturore dhe 32,000 ndërtesa civile janë dëmtuar nga sulmet ruse në Ukrainë deri më tani. Rreth 520 vendbanime në vend aktualisht po përballen me probleme në furnizimin me energji elektrike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile të energjisë. Nga të gjitha sulmet ruse të kryera deri më tani, vetëm 3 për qind goditën objektet ushtarake.

Mediat botërore raportojnë se temperaturat në Ukrainë tashmë po bien nën zero gradë Celsius dhe bora ka rënë në pjesën më të madhe të vendit, gjë që i bën kushtet e jetesës edhe më të vështira përballë sulmeve me raketa ruse.

Në të njëjtën kohë, mbërrijnë shifra nga Kombet e Bashkuara, që tregojnë se deri më 22 nëntor, mbi 4.75 milionë qytetarë ukrainas janë regjistruar si refugjatë në vendet evropiane, transmeton Ukrinform. Ata kanë marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendet evropiane dhe numri më i madh i tyre janë të regjistruar në Poloni, Gjermani dhe Republikën Çeke. Nën sulmet e raketave ruse ndaj objekteve energjetike në periudhën e ardhshme të dimrit, disa nga vendet e Evropës Qendrore presin një numër në rritje të refugjatëve të rinj nga Ukraina.

Related posts

Bideni në takim sy më sy me zyrtarët ukrainas, u premton diçka

Lea Muslija

FMN-ja: Ekonomia kineze do të rritet 8.4 % sivjet

Z.H

Ministrja e Jashtme gjermane viziton sërish Ukrainën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More