Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski, sot deklaroi se ka udhëtuar në Uashington për të falënderuar SHBA-në për ndihmën e tyre në luftën kundër Rusisë.
“Sot jam në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin dhe Kongresin për ndihmën që Ukraina ka nevojë shumë. Dhe le të vazhdojmë bashkëpunimin, për t’iu afruar fitores sonë”, ka shkruar Zelenski në postimin në rrjetin social Telegram.
Ai shtoi se do të zhvillojë një sërë negociatash për të forcuar stabilitetin dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës.
“Me presidentin Bajden veçanërisht do të diskutoj për bashkëpunimin dypalësh midis Ukrainës dhe SHBA-së. Vitin e ardhshëm, duhet ta kthejmë flamurin ukrainas në territorin e tërë vendit tonë”, u shpreh ai.
Zelenski sot ka arritur në Uashington, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Bajden dhe t’u drejtohet anëtarëve të Kongresit amerikan.