Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani pas ndeshjes nuk ishte aspak i kënaqur me barazimin, ndërsa foli edhe për ardhjen e transferit të ri, Besart Berishës, shkruan Gazeta Olle.
“Besarti dhe karriera e tij dihet nga të gjithë. Asnjë gjë më tepër nuk dua të shtojë, nuk e kemi aspak mendjen tek ai aktualisht”.
“Gjithçka varet nga gjendja fizike, ai akoma nuk është në Kosovë. Do të presim të vijë dhe më pas e marrim një vendim”, kanë qenë fjalët e trajnerit për Art Sport.
Prishtina takimin e ardhshëm do ta luajë ndaj Dukagjini më 19 shtator.
/Gazeta Olle/