Agjencia Zhurnal.mk.

Zekirija Ramadani: I lumtur që mposhtëm një skuadër që tradicionalisht e kemi ters, ekipi im është në krizë

Prishtina është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë goli i Besnik Krasniqit në minutën e 82-të që i ka dhënë tri pikët bardhekaltërve nga kryeqyteti.

Me këtë fitore, kampioni në fuqi i Kosovës ngritët në vendin e pestë në tabelë me 16 pikë, gjashtë më pak se lideri Drita.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me tri pikët, pasi kanë mposhtur një skuadër që gjithmonë i shkakton probleme.

“Nëse marrim parasysh presionin e rezultateve unë mendoj se kemi luajtur mirë, mungesa e rezultateve e bën problemin e vetë, kishim përballë një skuadër që tradicionalisht e kemi pas ters, u angazhuam për këtë fitore, i uroj futbollistët për fitoren”, tha Ramadani.

Tutje trajneri shkupjan i kryeqytetasve tha se ekipi i tij është në një krizë, por që është bindur se kanë potencial për ta mbrojtur titullin.

“Është një krizë e ekipit, duhet të dimë ta menaxhojmë këtë krizë, unë jam i bindur që ekipi ka potencial për kreun e tabelës dhe për ta mbrojtur titullin, lëndimet po na penalizojnë, pasi asnjëherë nuk e kam pas ekipin e plotë”, deklaroi Ramadani.

Në xhiron e 13-të në BKT Superligë, Prishtina do të përballet me Gjilanin në udhëtim. /Gazeta Olle/

Related posts

Nga 1 janari dokumentet personale do të mund të meren në formë elektronike

Z.H

Fshehu 73 000 euro në frigorifer plazhi, provoi të hyjë në vend me “BMW” me targa të Austrisë

Xh M

Gjilani shënon fitore në miqësoren e parë, mposhtë skuadrën zvicerane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More