Agjencia Zhurnal.mk.

Zejtarët nuk heqin dorë nga kërkesat për subvencionimin e pagës minimale dhe dita e diel për ta të jetë ditë pune

Kumanovë, 25 dhjetor – Oda e zejtarëve nuk heqë dorë nga kërkesa për subvencionimin e 3000 denarëve për pagën minimale të zejtarëve, deklaroi sot kryetari i OZRMV, Agron Fazliji.

 

Zejtarët nuk janë kundër pagave më të mëdha për punëtorët, por vetveten nuk janë në gjendje të sigurojnë pagë më të madhe. Oda paraprakisht dërgoi kërkesë për takim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

“Ndodhemi në krizë të rëndë socio-ekonomike, pandemia e bëri të veten, por të gjitha parametrat tregojnë se ne jemi akoma në krizë. Nuk rritet paga minimale vetëm 3000 denarë por rritet 4.200 denarë për një të punësuar ose për një person që kryen veprimtari të tillë. Menjëherë kemi reaguar për shkak të ruajtjes së vendeve të punës, perspektivën e zejtarisë, duhet të na dalin në ndihmë nëse dëshirojnë të jenë të qëndrueshme këto vende pune, pasi për momentin përveç zanateve të vjetra të cilat janë në pozitë të rëndë dhe zanatet profitabile nuk kanë likuiditet, nuk kanë mjaftueshëm klientë, kufizime për shkak të pandemisë. MPPS duhet të analizojë mirë t’i ketë parasysh këto kërkesa tona, pasi ne jemi edhe të vetëpunësuar”, thotë ai.

Oda e zejtarëve reagon edhe për vendimin e ri ligjor, me të cilin e diela shpallet ditë jopune. Oda vlerëson se ligji është sjellë shpejtë dhe pa konsultime dhe në vend se t’i mbrojë, ai i shkel të drejtat e punëtorëve. Në pajtim me lifjin e ri zejtarëve nuk u lejohet të punojnë të dielën.

“Dihet sakët se cilat veprimtari shërbyese mund të punojnë të dielën, pasi nëse nuk punojnë të dielën, çarshitë, zanatet e vjetra, dyqanet e suvenireve, jorganxhinjtë dhe artarë të tjerë, në çarshi kalojnë edhe turistë për shembull në çarshinë e Shkupit dhe të Ohrit. Që do të thotë për një zejtar të mos ketë të ardhura. Mbase të dielën do të bëjë më shumë qarkullim nga e gjithë java”, thotë Fazliji.

Related posts

Ndalesë për kamionët në Strazhë, Gjavato dhe rrugës për Tetovë – Kodër të Diellit, Kërçovë – Ohër dhe Mavrovë – Dibër

Z H

Kovaçevski dhe Petkov morën pjesë në hapjen e pres-qendrës së BTA-së në Shkup

Z H

Rritje vjetore prej 6,8 për qind të depozitave të përgjithshme dhe 5,2 për qind të mbështetjes kreditore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More