Agjencia Zhurnal.mk.

Zejtarët kërkojnë subvencione dhe të jenë konsumatorë të energjisë në kategorinë amvisëri

Shkup, 14 shtator – Zejtarët të marrin subvencione nga shteti dhe të konsiderohen si konsumatorë të energjisë elektrike në kategorinë “amvisëri”, kërkon Oda e Zejtarëve Shkup tejkalim më të lehtë të krizës energjetike.

 

Oda paralajmëron se sektori është në krizë dhe informon se ka kërkuar nga Qeveria subvencionimin e një pjese të faturave për energji të shpenzuar elektrike për zejtarët nga tetori i vitit 2022 deri në maj të vitit 2023. Nëse nuk subvencionohen zanatet që kanë nevojë për mbështetje gjatë kësaj periudhe, potencon Oda, një pjesë e madhe e tyre do të ndalojnë të kryejnë veprimtari.

“Kriza energjetike ndikon negativisht në të gjithë sektorin zejtar, i gjithë sektori është në krizë për shkak se resurset, energjia elektrike dhe repromaterialet janë më të shtrenjta, si dhe për shkak të ndikimit negativ të deficitit të kuadrit profesional. Zejtaria është një sektor ku funksionojnë bizneset si kryerës të pavarur të veprimtarisë, por edhe biznese që kanë të punësuar dhe të cilëve u nevojitet lehtësim të shpenzimeve për energjinë elektrike sepse janë konsumatorë të energjisë elektrike në proceset e kryerjes së veprimtarive zejtare. Zejtarët e përdorin energjinë elektrike si resurs për kryerjen e aktiviteteve – kyçjen e mjeteve për punë, ngrohjen dhe ftohjen e punëtorive zejtare”, thekson Oda e Zejtarëve.

Sipas Odës, në sistemin tarifor për shitjen e energjisë elektrike konsumatorëve, zejtarët e regjistruar në përputhje me Ligjin për Zejtari duhet të përjashtohen nga tarifa e “konsumit të mbetur” dhe të përfshihen në tarifën për amvisëri dhe të mos tarifohen në kategoria e “konsumit të mbetur” me të cilën janë niveluar edhe me gjigantët më të mëdhenj industrialë.

Related posts

Prej të mërkurën një qese do të kushtojë 15 denarë

Z.H

Rritja ekonomike në rajon sipas BERZH-it, Maqedonia e Veriut renditet e fundit

D V

5.000 puntorë nga Turqia në Maqedoni për të shpëtuar turizmin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More