Agjencia Zhurnal.mk.

Zejd Rexhepi: Me Kastriotin kam komunikuar para 4 viteve, shumë keq që sot nuk bie BDI-ja

Shkup, 11 nëntor – Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka komentuar veprimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi për të mos marrë pjesë në seancën për mosbesimin e Qeverisë.

 

Zejdi u shpreh se nuk ka qenë i befasuar nga veprimi i Rexhepit, pasi siç tha, “Njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të tradhtojnë gjithmonë”.

Ndërkaq është shprehur se beson se deri në mesnatë, kur është afati i fundit për votim të mosbesimit të Qeverisë, do të gjendet zgjidhje.

“Unë me Kastriot Rexhepin kam komunikuar para katër vjetësh, të fundit herë. E kam ditur se ai çfarë rruge ka marrë, e kam ditur se çfarë rruge kanë marrë edhe subjekti politik ku është ai, për fat të keq ndodhi, apo për fat të keq tonin ndodhi që mos bie sot BDI-ja. Shpresoj se deri në 12 do të ndodh e kundërta, por e mira është që njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të vazhdojnë të tradhtojnë gjithmonë”, tha Rexhepi teksa dilte nga Kuvendi.

Skender Rexhepi: Qe 4 vjet nuk jam dëgjuar me Kastriotin, më vjen keq që sot nuk bie BDI-ja

Posted by ZHURNAL.MK on Thursday, November 11, 2021

Related posts

Pas 14 vitesh seanca e fundit për “Syri i Gjarprit”, dy avokatë edhe 3 të akuzuar tashmë kanë ndërruar jetë

D V

Në Shkup sot mbahet Forumi i parë socio-ekonomik, ngjarje e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor

Redaksia

Bërns: Korridori 8 është prioritet i Qeverisë, por edhe i rajonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More