Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet “Ylli kanibal”: Po gllabëron dalëngadalë sistemin e vet planetar

Astronomët kanë zbuluar një “yll kanibal” që ka gëlltitur pjesë të sistemit të tij planetar dhe shkencëtarët kanë gjetur prova për këtë në një shtresë metalike rreth 500 kilometra në madhësi në sipërfaqen e këtij ylli.

Shtresa e cila u vëzhgua nga një grup studiuesish të udhëhequr nga shkencëtari Stefan Bagnul, përfaqëson një përqendrim metali të ngulitur në një yll që dikur ishte i ngjashëm me Diellin dhe i cili, në fazën e fundit të tij të jetës po ftohet ngadalë, duke arritur përmasa të barabarta me ato të Tokës.

Shumë yje të bardhë janë vërejtur më parë të kontaminuar me metale, të sjellë atje nga planetë ose asteroidë që kaluan shumë afër yllit, por në këtë rast materiali u drejtua nga fusha magnetike e yllit, përmes një procesi të ngjashëm me atë që prodhon aurorat në Tokë dhe Jupiter.

Rezultati, i cili u botua në “The Astrophysical Journal Letters” dhe drejtohet nga Observatori Armagh në Irlandën e Veriut, u mor falë teleskopit të Observatorit Jugor Europian, i cili ndodhet në Kili.

Vëzhgime të ngjashme mund të jenë të dobishme në zbulimin e përbërjes së planetëve jashtë sistemit diellor.

Related posts

 Një aleat i fuqishëm për shëndetin dhe kuzhinën

Xh M

Arkeologët italianë thonë se kanë gjetur vendndodhjen e saktë të varrit të Platonit

Xh M

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky