Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet vatër e re e gripit të shpendëve në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit është zbuluar një rast i ri i gripit të shpendëve në fshatin Aliban në qarkun e Vlorës.

 

Në një njoftim për shtyp, ministria sqaron se po vazhdon monitorimi i kujdesshëm në të gjithë territorin e vendit në fermat e shpendëve që prodhojnë vezë dhe mish.

Ndërkohë, vazhdon fushata sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

“Konsumatori shqiptar është e rëndësishme të ndihet i sigurt, se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius”, ka shtuar ministria.

Kujtojmë se deri tani janë konfirmuar raste të gripit të pulave në rajonet e Durrësit, Dibrës dhe Korçës.

Related posts

Zelensky pritet të mbaj një fjalim për Kuvendin e Shqipërisë më 3 maj

D V

Zgjedhjet e 30 qershorit, Balla: Presidenti e ka detyrim respektimin e Kushtetueses

N E

Arrestimi i shoqëruesve të Tahirit, SPAK filter pasurisë së prokurorit dhe drejtuesit të lartë të policisë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More