Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet se kush i hoqi flamujt shqiptarë në Beograd – mediat serbe sjellin rrëfimin e iniciatorit të ngjarjes

Një grup të rinjsh në Beograd kishin vendosur që të largonin flamujt shqiptarë të vendosur në Beograd, për shkak të një samiti të ndodhur atje, ditë më parë.

 

Dhe shkaktari kryesor, sipas mediave serbe, i këtij akti, është Nikolla Keljanoviq.

Ai e ka pranuar fajin dhe është përgjegjës për incidentin e ndodhur, kur një grup të rinjsh dhe fëmijë të mitur hoqën flamujt shqiptarë nga shtizat e flamurjve në Beograd më 31 tetor.

Ata flamuj, vënë në pah mediat serbe, ishin vendosur për shkak të një samiti të mbajtur më 11 dhe 12 tetor dhe në Beograd ku pas samitit, mbetën flamujt e shumë vendeve, përfshirë edhe flamujt e Shqipërisë.

Duke folur rreth Nikolla Keljanoviq, i cili ka pranuar se ka hequr flamujt shqiptarë në kryeqytetin serb, përcjell Telegrafi, mediat serbe thonë se ai tashmë është i njohur për publikun për sjelljet e tij arrogante.

“Unë dhe shoku im po udhëtonim përgjatë ‘Bulevarit’ kur pashë flamujt e Shqipërisë, u ndalëm me qëllimin për t’i ulur. Kur u afruam, katër djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që ata u ngjitën dhe hoqën ato. Vazhduam tutje dhe hoqëm një duzinë flamujsh”, ka thënë Keljanoviq.

“Të jemi të qartë, unë nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka nga ata që urrejnë, dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua ta shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka kaluar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.

Ndërsa i pyetur se pse i bindi fëmijët e mitur të “ulnin” flamurin shqiptar dhe më pas i hipi në makinë si “shpërblim”, Nikolla u përgjigj: “Nuk i binda kurrë, siç thashë, ata erdhën për të ndihmuar. Doja t’i regjistroja për rrjetet sociale dhe prandaj dëgjohen kur u them ta bëjnë, sepse kam filluar të regjistroj”.

Lidhur me një veprim të tillë ka reaguar edhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

“Diskursi publik i bërë për ndarjen e ‘shqiptarit të ndershëm’ dhe atij të pandershëm në Serbi. Do të thotë: ndershmëri = besnikëri = i nënshtruar”, ka shkruar Mustafi në Twitter.

Related posts

9 persona me COVID-19 në avion, karantinohen 70 pasagjerët në Itali

D V

Kina do t’u dhurojë paqeruajtësve të OKB-së 300 mijë doza vaksinash të COVID-19

Z H

Mbyllet aeroporti në Kabul – askush nuk do të mund të hyjë për 48 orë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More