Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet pllaka përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë gjatë detyrës

Në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Policia është institucioni më i rëndësishëm dhe më i respektuar, derisa ka përmendur që 10 vite më parë në krye të detyrës ra Enver Zymberi.

Tutje, Konjufca tha se ata që kanë rënë në krye të detyrës do të jenë gjithmonë të nderuar, e që institucionet gjithmonë do të jenë pranë familjeve të tyre.

“10 vjet më parë ra kryetrimi Enver Zymberi.  Ne i kemi heronjtë e luftës që bënë luftë të drejtë, i kemi edhe heronjtë e paqes që dhanë jetën për ruajtjen e sovranitetin. Policia është institucioni më i rëndësishëm dhe i respektuar. Ajo kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Ata që ranë në krye të detyrë do të jenë të nderuar gjithmonë, do të jemi gjithmonë pranë familjeve të tyre”, tha Konjufca.

Kryeministri Albin Kurti u ka shpreh ngulime familjarëve të të vdekurve në aksidentin në Kroaci. Përderisa për zyrtarët policor të rënë gjatë detyrës, Kurti tha se ata kanë vdekur duke mbrojtur territorin dhe sovranitetin, derisa ka shtuar se rrënjët gjenden te lufta çlirimtare.

“Po punojmë që të zbardhen rrethanat që kanë quar në aksident. Mërgata është zemra e shqiptarisë, e vajtjet e zemrës dhembin më shumë. Sot ne nderojmë të gjithë të rënëve, burra dhe gra të këtij vendi. Ata ranë duke mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vet. Rrënjët e saj gjenden te lufta çlirimtare. Jo rrallë Policia është vënë nën presion, e ndonjë drejtues është instmailazuar, por trupa në përgjithësi është e shëndoshë. Familjet e të rënëve do të ketë përkrahjen tonë. Kemi shumë para vetes për të bërë. Lavdi të rënëve”, u shpreh Kurti.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehemeti tha se me zbulimin e pllakës përkujtimore do t’i kenë gjithmonë afër fizikisht policët e rënë gjatë detyrës.

Mehmeti tha se deri më tani 21 zyrtarë policor kanë humbur jetën në krye të detyrës, e që sipas tij këta janë shndërruar në obligim për të punuar më shumë, raporton EO.

“Jemi mbledhur sot për të nderuar të rënët gjatë detyrës dhe sot do ta zbulojmë pllakën përkujtimore për t’i pasur ata gjithmonë pranë fizikisht. Interesimi për ti shërbyer qytetarëve ishte i lartë, puna policore është mision dhe ky mision kërkon përkushtim të vazhdueshëm …për ne është e freskët data kur ka rënë në detyrë i pari policës Milazim Rexhepi dhe kjo rënie u  shndërruar në obligim për të punuar më shumë, dhe deri më tani kanë rënë 21 zyrtarë policor në krye të detyrës”, tha Mehmeti.

Related posts

Ministri italian i Mbrojtjes pritet me ceremoni zyrtare, konfirmon mbështetjen në proceset e anëtarësimit në NATO dhe BE  

D V

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

D V

Sveçla dhe Balla zotohen se do të bashkëpunojnë për siguri dhe stabilitet në të dyja vendet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy