Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet plantacion me mariuhanë në Kumanovë

Shkup, 20 shtator – Policët e Departamentit të Policisë Kriminale në koordinim dhe bashkëpunim me SPB Shkup – Njësiti për trafik ilegal të narkotikëve dhe SPB Kumanovë, dje në zonën e fshatit Vincë, Kumanovë, kanë gjetur një plantacion me bimë kanabis sativa.

 

Siç informojnë nga MPB-ja, është konstatuar se P.S.(44) nga fshati Vinç ka kryer veprën penale, gjegjësisht ka mbjellë dhe kultivuar plantacionin me marijuanë, pas së cilës i është hequr liria dhe pas dokumentimit dhe pastrimit të plotë, SPB Kumanovë, në koordinim me PTHP Kumanovë, do të paraqesë kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik nga PTHP Kumanovë, bimët janë marrë menjëherë për procedurë të mëtutjeshme.

Related posts

Guvernatori i Bankës Popullore kroate për vizitë në vend

Z.H

Banka Popullore e rriti normën bazë të interesit në 2.5 për qind për shkak të inflacionit

Xh M

Iu mbajt peng djali 17-vjeçar dhe 4 vite kërkon drejtësi, ende asnjë vendim për autorin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More