Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet një specie e re orkideje

Studiuesit kinezë kanë zbuluar një specie të re orkideje të rrezikuar në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, njoftoi Kopshti Botanik Wuhan (WBG) nën Akademinë Kineze të Shkencave, citon “Xinhua”.

 

Lloji i ri, Ponerorchis wolongensis, ka lule të bardha.

Gjetja është publikuar në revistën “Nordic Journal of Botany”.

Kjo është specia e dytë e re e orkideve e zbuluar nga WBG në Sichuan këtë vit. Më parë, ata kanë zbuluar një specie të re orkideje, të emërtuar Corallorhiza sinensis.

Me terrene të ndryshme, duke përfshirë male, pllaja dhe pellgje, krahina është e pasur me biodiversitet, ku gjenden më shumë se 450 lloje orkidesh të regjistruara.

Familja e orkideve ka rreth 28.000 lloje në mbarë botën dhe është renditur si specie bimore e rrezikuar, të shpërndara gjerësisht në ekosisteme të ndryshme tokësore.

Related posts

Nuk janë ashtu si duken në shikim të parë, imazhe mbresëlënëse

D V

Pensionistja britanike që shijoi në maksimum aventurën e jetës, udhëtoi mbi 3.500 kilometra me autobus

D V

Edhe pak dhe gati, ura më e gjatë në botë do të lidhë Evropën me Azinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More