Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet një punëtori për armë në Lubin, gjenden armë dhe municion

Shkup, 10 korrik – Është zbuluar një punëtori për riparim të armëve në shtëpinë e një 38 vjeçari, banor i fshatit Lubin.

 

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sot njoftoi se gjatë kontrollit rutinor ka ndaluar një makinë të tipit “Opel zafira” të drejtuar nga 38-vjeçari M.Sh te i cili janë gjetur rreth 300 plumba të kalibrit të ndryshëm, ndërsa më pas me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në shtëpinë e tij, janë gjetur pjesë të ndryshme të armëve, dy pistoleta për sinjalizim dhe sasi të mëdha të municionit.

Personi me inicialet M.Sh. është arrestuar dhe kundër tij do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal të RMV-së, thonë nga MPB-ja.

Related posts

Kompania “Ecolog” e familjes Destani dhuron 10 autoambulanca Maqedonisë

D V

Rinia më e rrezikuar nga Kovid-19: As nuk vaksinohen, as nuk respektojnë masat

D V

Dr. Bekarovski: Dënimi për praninë e civilëve në Qendrën Kovid nuk mund të jetë vetëm shkarkimi

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More