Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet hileja e shoferit dhe pronarit se si ‘ia hidhte’ skanerit për të kaluar 45 kg heroinë/ Gjykata i lë në burg

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit që u kapën mbrëmjen e së dielës në portin e Durrësit me 45 kg heroinë. Pronari Arjan Cerma dhe shoferi Olgert Duda u lanë në qeli pa afat.

 

Gazetari i ABC, Leonidha Musai mëson detaje të reja nga “hileja” që përdorte pronari dhe shoferi për të kaluan heroinën në portin e Durrësit. Kamioni futej në skaner dhe kalonte i pastër.

Sa kalonte pikat e kontrollit dhe para se të futej në traget, shoferi niste skemën e inskenimit, bënte sikur i prishej koka kamionit, që zëvendësohej me një tjetër, brenda së cilës ishte fshehur heroina e cila nuk kontrollohej më.

Kjo skemë është përdorur disa herë, sipas burimeve nga hetimet. Por të dielën u zbulua në bazë të informacioneve në rrugë operative.

Më 26 tetor në Portin e Durrësit u kapën 45.5 kilogramë heroinë është sekuestrua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Portin e Durrësit. Sasia e drogës u kap në një kamion të ngarkuar me krom, me destinacion Portin e Barit në Itali.

Related posts

Vritet një 41-vjeçar në Gërdovc të Podujevës

D V

Vrasja në Gjilan, policia sekuestroi edhe marihuanë në vendin e ngjarjes

D V

Sekuestrohet sërish kokainë në portin e Durrësit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More