Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohen dy laboratorë ilegal për prodhimin e marihuanës në Shkup, arrestohet një person

Shkup, 15 shtator – Policia dje ka privuar nga liria Gj.G (33) nga Shkupi pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në bul. “Asnom” me urdhër gjyqësor është zbuluar një laborator i improvizuar për prodhimin e marihuanës ku janë marrë 71 rrënjë të kanabisit, më shumë pako marihuanë, degë në proces të tharjes, kavanoz dhe pako tjera më farë të marihuanës.

Nëpunës të Sektorit të Krim policisë- Sektori për tregti të palejuar të drogës dhe materialeve të rrezikshme dhe nëpunës policor të Njësisë për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, qëndron në kumtesën e sotme të MPB-së, gjatë kontrollit kanë vërtetuar se personi shfrytëzon edhe banesë tjetër në bul. “Arradhat partizane”, pronë e gjyshit të tij.

Gj.G është arrestuar dhe dërguar në stacion policor dhe pas dokumentit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit penal.

Kundër tij deri tani janë ngritur më shumë kallëzime penale sipas nenit 215 të Kodit penal për çka edhe ka qenë i gjykuar.

Related posts

Nëna raporton se një 20 vjeçar ka përdhunuar vajzën e saj të mitur

Xh M

Në Shkup sanksionohen 206 shoferë

D V

Thirret për intervistim një person nga Tetova

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More