Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulo nëse mamaja jote është ‘super’ kontrolluese ose jo

Mund të jetë nëna më e mirë në botë, por është më kontrolluese seç duhet. Që do të thotë se ndjesinë e merakut e ka shumë më të ekzagjeruar seç duhet, aq sa hera-herës përfundoni në telashe!

 

1. Ju do gjatë gjithë kohës brenda rrethit të saj

Është e rëndësishme të kalosh kohë me të dhe të kënaqeni bashkë. Nga ana tjetër është normale dhe që ajo ta ndjejë veten si engjëlli yt mbrojtës për të të krijuar siguri, por çdo gjë ka masën e saj.

Nëse ajo vazhdimisht këmbëngul që t’i bashkohesh takimeve me shoqet e saj, apo të jesh pjesë e aktiviteteve ku ajo bën pjesë, ka diçka. Mami po tregohet më posesive nga ç’duhet, shkruan Bustle.

2. Ndihesh e detyruar ta ndihmosh atë në jetën e saj

Nëse ajo vazhdimisht kërkon këshillat opinionet dhe vëmendjen tënde, mund të shkojë deri aty sa të krijojë varësi. Tek ty, kjo marrëdhënie vjen në formë presionuese.

3. S’e respekton faktin që tani je zyrtarisht e rritur

Të trajton njësoj si atëherë kur ishte 15, ndonëse kanë kaluar shumë kohë që kur mbushe 26.

4. Ndërhyn tek marrëdhëniet e tua personale

S’ka asgjë të keqe nëse të jep një këshillë, të paralajmëron apo tregon kujdes, por mund ta bëjë edhe duke të të vëzhguar nga larg. Ndërhyrja e tepruar në marrëdhënia aq delikate sa ato intimet, krijojnë probleme.

5. Të bën fajtore vazhdimisht ty për financat

Nëse je ekonomikisht e pavarur, mami s’ka pse të ndërhyjë më tek shpenzimet.

6. Ka një opinion për gjithçka që ti bën

Ndoshta ndonjëherë edhe padashje, nuk e kupton që je mjaftueshëm e rritur për të vendosur vetë.

7. Është më shumë se mbrojtëse

Është gati-gati mbytëse.

8. I mungon empatia

Një nga cilësitë e nënave kontrolluese. I mungon empatia, gjë që bën të mos kuptojnë çfarë fëmija ndjen, citon Anabel.

9. Nuk ndalon së krahasuari me të tjerët

Kjo sjellje vjen nga një xhelozi e brendshme e nënave duke menduar se kështu po të motivojnë. Harrojnë në fakt se thjesht ulin vetë-vlerësimin e fëmijëve.

10. Ti thjesht e ndjen!

E ndjen që është posesive, kontrolluese dhe se e gjithë jeta jote duhet komanduar prej saj.

Related posts

Ellen DeGeneres lanson linjën e kujdesit ndaj lëkurës, Kind Science

D V

Horoskopi javor për periudhën nga 19 – 26 korrik

D V

Dy shenjat e horoskopit me fat për sot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More