Agjencia Zhurnal.mk.

Zbullimi i varreve masiv në Përmet, Ilir Meta: Të zbardhet me transparenca e vërteta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zbulimin e varreve masive në Përmet, që i përkasin periudhës komuniste. Kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon zbardhjen me transparencë.

 

Sipas Metës, të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Presidenti thekson më tej domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave.

“U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës.

I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë,” shkruan Meta

Related posts

Dy të moshuar i japin fund jetës, gjenden të varur në Shqipëri

D V

Kryeministri Rama vizitoi Akademinë Ushtarake në Nju Jork dhe ‘ngriti studentët në këmbë’: Leje për të gjithë në fundjavë

D V

Angela Merkel në Shqipëri më 14 shtator, gazetari zbulon detaje nga vizita e kancelares gjermane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More