Agjencia Zhurnal.mk.

Zbatimi i hartës së re gjyqësore, ministri Manja takon kryeprokurorin Çela dhe kryetaren e KLGJ, LLagami

Zbatimi i hartës së re gjyqësore ishte në fokus të takimit të zhvilluar të enjten në Ministrinë e Drejtësisë, mes ministrit Ulsi Manja, kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami dhe kryetarit të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsi Çela.

Ministri i Drejtësisë përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se, qëllimi i takimit ishte të diskutohej për përmbushjen e Hartës së Re Gjyqësore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Gjirokastrës.

Diskutimi u përqendrua në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e vazhdueshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ambientet e punës për gjyqtarët dhe prokurorët në këto rrethe gjyqësore, duke pasur parasysh nevojat afatshkurtra dhe afatgjata.

Bashkëpunimi dhe dialogu i hapur me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorin e Përgjithshëm shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimit të shërbimeve ligjore për qytetarët.

“Biseduam për ecurinë e zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore në Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër, me fokus zgjidhjen e problemit afatshkurtër dhe afatgjatë për godina pune për gjyqtarët dhe prokurorët në këto rrethe gjyqësore”, shkruan Manja.

“Bashkëpunimi dhe dialogu i hapur me kryetaren e KLGJ dhe Prokurorin e Përgjithshëm ofron mundësi për zgjidhjen e problematikave dhe përmirësimin e shërbimeve ligjore për qytetarë”, përfundon Manja postimin e tij.

Related posts

Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët në Vlorë

Xh M

Si është të jesh president? Rrëfehet Bamir Topi

Xh M

Konfiskimi i aseteve ruse, Basha përshëndet vendimit e Kongresit Amerikan

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky