Agjencia Zhurnal.mk.

Zbardhet agjenda/ Nesër mbledhje e përbashkët me qeverinë shqiptare dhe takim Kovaçevski – Rama

Shkup, 13 Nëntor – Kryeministri Edi Rama nesër do të zhvillojë një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

 

Bëhet me dije se pas mbërritjes Rama do të ketë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruhen edhe marrëveshje, ndërsa në orën 14:10 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët mes dy kryeministrave.

Axhenda e plotë:

E hënë, 14 nëntor 2022  Shkup

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjithë nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët

Related posts

Gjendet një granat e pashpërthyer në Prilep, daton nga Lufta e Parë Botërore

D V

Në vitin 2021 pati 17,7% më tepër fëmijë në çerdhe se në vitin 2020

Z.H

Përmes hartimit të strategjisë për specializim të mençur deri në një konkurrencë më të madhe

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More