Agjencia Zhurnal.mk.

Zayn Malik  surprizon fansat me pamjen e fundit

Artisti Zayn Malik ka surprizuar fansat me pamjen e tij të fundit ku shfaqet me flokët e lyera në rozë.

 

Fotoja e tij vjen disa javë pasi ai  hoqi nga rrjetet sociale  ish-të dashurën e tij Gigi Hadid, pasi filluan të qarkullonin thashethemet se ajo po takohej me aktorin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio .

Zayn shfaqi tatuazhet e tij në gjoks teksa veshi një triko gri të veshur hapur, duke e kombinuar pamjen e tij me një varëse të trashë argjendi.

Duke iu përgjigjur postimit të tij me komente  fansat  e këngëtarit iu lutën që të publikonte një këngë të re për shkak të mungesës së gjatë.

Këngëtari  dhe modelja, 27-vjeçare  të cilët kanë një vajzë 2-vjeçare Khai, u ndanë vitin e kaluar pas një lidhjeje gjashtëvjeçare. Ndërsa Gigi, ende vazhdon të ndjek Zayn në rrjetet sociale,  këngëtari tani ndjek vetëm 16 persona në llogarinë e tij, shumë prej të cilëve janë llogari fansash kushtuar atij.

Related posts

“Provojeni ndershmërinë”, Beatrix Ramosaj sjell imazhe të reja atraktive

D V

Dy vite nga vdekja e Kobe Bryant dhe vajzës së tij – legjendës së basketbollit i bëjnë një statujë prej bronzi në vendin e rrëzimit të helikopterit

D V

Aktori i njohur Dieter Brummer vdes në moshën 45 vjeçare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More