Agjencia Zhurnal.mk.

Zaimina Vasjari zbulon gjininë e fëmijës së dytë, sjell fotosesion mahnitës përkrah të bijës

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, kohë më parë bëri të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë.

Ndërsa, së fundi, ajo ka realizuar edhe një fotosesion mahnitës së bashku me vajzën e saj, Khloe, teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.

Këngëtarja nga Shqipëria, u pa e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, me prerje të veçantë që ia zbulonte barkun.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Vajza e saj, Khloe ishte e veshur po ashtu me një fustan të bardhë, ndërsa duart i kishte të lyera me ngjyrë blu, që simbolizon se nëna e saj është në pritje të një djali.

Edhe vet Zaimina sipër imazheve që hedhin për fansat në Instagram, zbuloi gjininë e fëmijës së saj të dytë.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

“Mezi presim që të takojmë djali ynë i dashur”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që këngëtarja dhe partneri i saj, Klodian Asllani, u bën prindër për herë të parë para tre vitesh. /Telegrafi/

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram


Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Related posts

Ronela Hajati takohet me yllin latin William Levy në eventin “GQ Men of the Year Awards”

Lea Muslija

Për herë të parë pas përfundimit të BBV, Monika rrëfen prapaskenat

Lea Muslija

Emigroi nga Fieri në Gjermani, mjekja tregon historinë e dashurisë me inxhinierin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More