Rusia ka filluar të tërheq disa të punësuar në misionet e saj diplomatike në Ukrainë, për shkak të druarjes nga “provokacionet” nga autoritetet ukrainase ose vendeve të treta, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
“Duke marrë parasysh ndikimin që Uashingtoni dhe Londra e kanë ndaj Kievit…konkluduam se kolegët tanë amerikanë dhe britanikë dukshëm janë të vetëdijshëm se në Ukrainë po përgatiten veprime të caktuara të cilat do të mund në mënyrë të konsiderueshme ta komplikojnë situatën e sigurisë”, tha Zaharova.
Shumë ambasada perëndimore kanë ndërmarrë masa të ngjashme, ndërsa disa vende, duke përfshirë edhe SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë, u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Ukraina sa më shpejtë.
SHBA-ja dje paralajmëroi se gjatë disa ditëve të ardhshme është i mundur invazioni rus në Ukrainë, ndërsa “Politiko” njoftoi se presidenti amerikan Xho Bajden, mbrëmë, në takimin virtual me kolegët e tij perëndimor, madje edhe ka parashikuar se kjo do të ndodh më 16 shkurt.
Moska informatat e tilla i quan “histeri”, ndërsa Kievi bën thirrje në “qetësi”.