Agjencia Zhurnal.mk.

Zaharieva: Bullgaria duhet ashpër të reagojë ndaj deklaratave të Pendarovskit

Sofje, 25 janar – Kryetarja e komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin bullgar dhe ish ministrja e jashtme, Ekaterina Zaharieva, tha se Bullgaria duhet ashpër të reagojë ndaj deklaratave të Pendarovskit se eurodeputeti Xhambaski dhe disa shtetasve tjerë bullgarë t’u ndalohet hyrja në Maqedoni, informon Zhurnal.

Zaharieva konsideron se Pendarovski nuk i mbron interesat e vendit të vet por shërben për politikat e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan.

“Bullgaria duhet të ketë reagim definitiv dhe të ashpër ndaj deklaratave të presidentit Pendarovski. Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë të jep deklarata të ashpra të cilat nuk ndihmojnë në zhvillimin e marrdhënieve bilaterale. Fuqishëm shpresoj se qeveria maqedonase nuk do ta respektojë kërkesën e tij sepse kjo më tepër do t’i eskalojë marrdhëniet bilaterale. Kjo do u shërbejë atyre politikanëve bullgarë të cilët nuk duan t’i lënë në territorin e RMV-së. Disa prej tyre gjithashtu nuk ndihmojnë në normalizimin e marrdhënieve”, thotë Zaharieva për BGNES./Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski bën thirrje për kursim të buxhetit, kryetari i Petrovecit blenë Audi A8 me vlerë 27 mijë euro

Z.H

Petrovska – Lajçak: Dialogu është investim strategjik për vendet nga Ballkani Perëndimor

Z.H

Baçovski: Bllokada në Kuvend është pengesë serioze për subvencionet e kultivuesve të duhanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More