Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Punojmë në krijim të standardeve më të larta për sundim të së drejtës

Shkup, 25 tetor – Qeveria vazhdon fuqishëm dhe me vendosmëri të punojë në krijimin e standardeve më të larta për sundim të së drejtës dhe për punë të sistemit të pavarur të jurisprudencës, kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev, me rastin e shënimit të Ditës evropiane të drejtësisë, duke shtuar se kjo është zgjedhja jonë për hapa të guximshëm në rrugën evropiane, e cila sjellë standarde evropiane dhe jetë më të mirë.

 

“Këtë vit, në Ditën evropiane të drejtësisë flasim për edhe një vërtetim të fuqishëm për përparimin në implementimin e reformave dhe standardeve evropiane në fushat sundim i së drejtës dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni evropian në raportin e vet për progresin e Maqedonisë së Veriut noton hapa të guximshëm dhe të fuqishëm për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për sundim të së drejtës. Ky është sinjal i fuqishëm dhe shenjë se reformat janë në rrugë të mirë dhe se duhet të vazhdojnë në rrugën e njejtë”, shkruan Zaevi.

Njëherit, ai theksoi se janë të përkushtuar në reformat të cilat japin rezultate konkrete.

“Këshilli i reformuar gjyqësor shkarkoi 16 gjykatës për shkak të lëshimeve në punë. Në Kodin penal vendosen vepra të reja penale ‘Përndjekje” dhe ‘Shqetësim seksual’ si përgjigje ndaj keqpërdorimit të kanaleve të internetit për komunikim. Gjyqësia po digjitalizohet, po digjitalizohen shërbimet për qytetarët. Me ndryshime ligjore dukshëm do të rritet mbrojtja nga sulmi ndaj gazetarëve. Janë sjellë ndryshime të plotësishme ligjore për mbrojtjen e grave nga dhuna. Në vazhdimësi rikonstruohen burgjet. Është mbajtur #Regjistrimi2021, shkruan Zaevi.

Related posts

EVN Maqedoni është fituese e çmimit për filantropi “OKO”

Z H

Dimitrov – Rojten: Pa fillim të negociatave, politika e zgjerimit e humbë fuqinë e saj transormuese

Z H

Nëntë kompani, ofertë për qymyr në TEC Manastir

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More