Agjencia Zhurnal.mk.

Zaevi në Samitin e Procesit të Berlinit: Bashkëpunimi rajonal është bazë për ndërlidhje dhe progres ekonomik, e jo zëvendësim për integrimin në BE

Shkup, 5 korrik – Bashkëpunimi rajonal është faktori themelore për ndërlidhje dhe progres ekonomik, por nuk është zëvendësim për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, porositi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

“Për të gjithë ne është padyshim e qartë se vetëm me rajon të integruar dhe ndërlidhur mund të lëvizim vazhdimisht drejt qëllimit tonë themelor – anëtarësim në BE. Duke marrë parasysh këtë prej para do kohë hymë në një fazë të re të bashkëpunimit tonë. Me fjalë të tjera, si rajon morëm përsipër në barrën tonë shumë iniciativa dhe procese, por gjithashtu arritëm edhe rezultate”, theksoi Zaevi.

Ai theksoi se zgjerimi i BE-së paraqet qëllim strategjik për vendet e Ballkanit P-erëndimor dhe se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane duhet të jetë epilog i natyrshëm rrugën reformiste të rajonit dhe shtyllë për paqe dhe stabilitet afatgjatë.

“Jam dakord se bashkëpunimi rajonal është faktor themelor, e jo zëvendësim për Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Procesi i Berlinit me të vërtetë arriti ta vë në lëvitje Ballkanin Perëndimor në drejtimin e duhur. Veçanërisht lidhur me bashkëpunimin rajonal ekonomik. Në këtë kontekst, duke shikuar mbrapa, kur dy vite më parë vendosëm t’i ulim çmimet e roamingut në rajon, askush nuk mendonte se do të kemi rajon me zero taka për roaming. Ky sukses historik erdhi si rezultat i bisedimeve të gjata, të lehtësuara nga Këshilli i bashkëpunimit rajonal dhe BE-së. E gjithë kjo është punë e kryer”, bëri të ditur Zaevi.

Gjithashtu, shtoi kryeministri, me mbështetje të Tregut të përbashkët rajonal në Samitin në Sofje në nëntor të vitit të kaluar, vendosëm të punojmë në një transformim shumë më të thellë të integrimit rajonal ekonomik.

“Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurdoherë në zbatimin e katër lirive të BE-së – liri të qarkullimit të mallrave, liri të qarkullimit të shërbimeve, liri të lëvizjes së njerëzve, liri të qarkullimit të kapitalit, përmes harmonizimit të qasjes drejt kornizës rregullatore të BE-së për treg financiar”, theksoi kryeministri.

Sipas tij, vullneti politik dhe përkushtimi i bashkëpunimit rajonal janë rezultat i interesave të dalluara të përbashkëta që kanë të bëjnë me prioritetet zhvillimore të ekonomisë së vendeve të rajonit dhe vendosjen e tyre në kontekst të zhvillimit rajonal në mënyrë që të krijohet zonë rajonale ekonomike, e mbështetur në rregulla të përbashkëta dhe kushte të barabarta të konkurrencës.

Zaevi theksoi se Qeveria jonë është e përkushtuar tërësisht në integrimin ekonomik rajonal, që përfshin zgjerimin e Korridoreve të gjelbra drejt vendeve fqinje të BE-së, harmonizim të legjislacionit kombëtar me rregullat dhe standardet në përputhje me BE-në dhe sigurim të mundësive për kompanitë dhe qytetarët, harmonizim të politikave për investime me standardet e BE-së, praktikat më të mira ndërkombëtare dhe promovim të rajonit para investitorëve të huaj, në fushën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun digjital evropian dhe në fushën e transformimit të sektorëve industrialë.

“Tregu i përbashkët rajonal është shembull i suksesshëm për motivimin e rajonit që të fillojë iniciativa të reja rajonale të orientuara drejt afrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt tregut të brendshëm të BE-së. Me zbatimin e Planit të veprimit për treg të përbashkët rajonl si bosht lëvizës i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, krijojmë vende më të mira të punës, përzgjedhje më të madhe me çmime më të ulëta. Udhëtim, studim, punë dhe udhëheqje të biznesit në rajon dhe më lehtë pa barriera. Me qëllimin tonë drejt tregut të integruar, vendosim rritje plotësuese të PBB në rajon, meqë bashkërisht jemi më të fuqishëm, gjë që e bën Ballkanin Perëndimor më tërheqës, më konkurrues dhe më afër tregjeve të BE-së”, theksoi Zaevi.

Ai theksoi se qëllimi është gjithashtu të rritet aftësia tërheqëse e rajonit për investitorët e huaj dhe të lehtësohet hyrja më e madhe e investimeve përmes bashkimit të përbashkët të investimeve, ndërsa me harmonizimin rajonal të politikave për investime dhe promovim më të mirë të koordinuar të vlerësimeve do të forcohet potenciali i konsiderueshëm i ekonomive nga Ballkani Perëndimor që ta rrisin aftësinë e tyre tërheqëse për investim të drejtpërdrejt të huaj.

“Besoj se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbeten tërësisht të përkushtuara në zbatimin e mëtejshëm të rezultateve për këtë Samit në secilën fushë kyçe. Gjithashtu, dua t’u shpreh respekt të gjithë ekspertëve dhe përfaqësuesve të administratës së vendit tim, së të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe nga institucionet/sekretariatet rajonale, të cilat janë dhe do të vazhdojnë të jenë të angazhuar në grupet e punës dhe ekipet e bisedimeve në përgatitjen e dokumenteve dhe benefitet tjera që rezultojnë nga ky Samit. Të gjithë ata mbaruan punë të shkëlqyeshme dhe meritojnë mirënjohje të plotë”, shtoi ai.

Zaevi bëri të ditur se përmes përmbushjes së angazhimeve tona, trashëgimia e Procesit të Berlinit do të mirëmbahet, zhvillohet më tutje dhe do të zbatohet.

“Do të sigurojë angazhim të përhershëm politik, me pasqyrë intensive të bençmarkëve të miratuar nga Komisioni Evropian, vendet anëtare të BE-së dhe Gjermania, veçanërisht si iniciator i tij, për avancimin e integrimit rajonal në përputhje me standardet e BE-së dhe me këtë të bëhet zgjerim më real inkluziv i BE-së”, konstatoi kryeministri në fjalimin e tij.

Samitin e çeli kancelaria gjermane Angela Merkel e cila në fjalimin e saj falënderoi gjithë rajonin, liderët politikë, si dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së që e ndihmuan këtë proces në shtatë vitet e kaluara.

Krahas kryeministrit Zaev, në Samitin mbajtën fjalim edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e Greqisë, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bullgarisë, presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari austriak Sebastijan Kurc.

Samiti vazhdon punën e tij edhe gjatë pasdites, pas çka pritet të pranohen konkluzionet nga ky sesion.

Related posts

Filipçe takon udhëheqësit e spitalit “8 Shtatori”, gjendet zgjidhje për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjike

D V

Dimitrov shpreh dyshime ndaj sinqeritetit të Brukselit

D V

Arsovska në takim tradicional me luftëtarët e LANÇM-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More