Agjencia Zhurnal.mk.

Zaevi do të marrë pjesë në panelin e liderëve në Forumin strategjik në Bled të Sllovenisë

Shkup, 1 shtator – Kryeministri Zoran Zaevi sot në Bled do të marrë pjesë në panelin e liderëve “E ardhmja e Evropës – Zgjerimi”, i cili do të mbahet në kuadër të Forumit të 16-të strategjik “E ardhmja e Evropës”.

 

Në panel, fjalime hyrëse do të ketë presidenti slloven Borut Pahori, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe të kryeministrave të vendeve të rajonit. Do të marrin pjesë komisari për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, kryetari i Këshillit Evropian, Çarls Misheli, përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Kristian Shmiti, si dhe kryeministrat e Sllovenisë, Janez Jansha, i Malit të Zi, Zdravko Krivikapiqi, i Kosovës, Albin Kurti, i Polonisë, Mateush Moravjecki, i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komshiqi dhe Shefik Xhaferoviqi, si dhe presidentët e Moldavisë, Maja Sandu dhe i Bullgarisë, Rumen Radevi.

Në Forumin të sivjetmë strategjik të Bledit, në panelet e tjera do të marrin pjesë edhe shumë shefa të shteteve dhe qeverive të rajonit dhe më gjerë nga Evropa, përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare dhe think-thenk.

Related posts

LSM ngritë padi kundër Qeverisë

Z.H

Nesër ndryshohet regjimi i trafikut në Shkup

N E

Ruskoska për Zekirin: E kemi ndjekur që nga viti i kaluar, e dimë ku kanë përfunduar paratë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More