Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Zgjidhja me Bullgarinë është e mundur, nëse kjo dëshirohet nga dy palët

Shkup, 12 tetor – Kryeministri Zoran Zaev sot përsëriti se as ai, as BE-ja nuk ka marrë garanci nga Bullgaria për zhbllokimin  e procesit për anëtarësim të vendit në Union, duke potencuar megjithatë se grupet punuese vazhdojnë të punojnë dhe se është e mundur të gjendet zgjidhje nëse dy palët e dëshirojnë këtë.

 

“Unë thash se garanci ne nga Bullgaria nuk kërkojmë gjatë organizimit slloven të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, as BE-ja nuk ka marrë garanci. Mesazhet ishin të qarta dhe besoj se presidenti Radev i ka kuptuar vetë mesazhet. Konfirmoj edhe një herë se çështjet dypalëshe duhet të ulemi dhe t’i zgjidhim. Grupet punuese vazhdojnë të punojnë. besoj se do të vinte deri në tekste të harmonizuara, do të zgjidhet kjo çështje, për shkak se janë çështje që zgjidhen gjegjësisht do të them thjeshtë është se emri i shkurtër është i njëjtë me emrin e gjatë, Maqedonia e Veriut është i njëjtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, se nuk ka pretendime territoriale kundrejt asnjë nga fqinjët. Megjithatë, nuk ka pretendime territoriale kundrejt Republikës Bullgarisë”, tha Zaev në përgjigjen e pyetjes gazetareske në konferencën për shtyp në Qeveri.

Besoj, theksoi Zaevi, se do të gjendet zgjidhje  nëse duan, gjegjësisht nëse këtë e duan dy palët.

“Nëse një ra anë dëshiron që të bllokojë edhe më tej, kjo i mbetet palës. Përfundimisht neve na duhet mbështetje nga Bullgaria, kjo është një nga fqinjit tanë, fqinji lindor. Shpesh krahas miq quhemi edhe vëllezër, ndërsa vëllezërit ndihmohen mes vete. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe BE-ja pa një vend nuk mund të marrë vendim, por jam e bindur se urtësia e politikanëve jashtë proceseve zgjedhore, në ujëra të qeta, në kohëra më stabile do të mbizotërojë që të  mund të shënojmë histori të mirë, të cilën do t’ua lëmë të rinjve dhe fëmijëve dhe gjeneratave të ardhshme”, theksoi Zaev.

Në pyetjen për deklarimin nga maqedonas në bullgarë, në të cilën kërkojnë të ndërpritet me kompromiset joparimore me këtë vend, kryeministri Zaev theksoi se as nuk është evropiane, as e drejtë të përzihen në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Ai shtoi se edhe Kushtetuta jonë thotë se vendi nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të vendeve tjera. Këtë theksoi, e tregon edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, ku gjithashtu është ndërmarrë detyrim për mospërzierje në punët e tona të brendshme.

Ai theksoi se edhe kërkesa nga Bullgaria për imponimin e grupit etnik bullgar në kushtetutën tonë nuk e përjeton si përzierje në punët tona të brendshme. Kjo, tha, është e drejtë e çdo vendi që të kërkojë, siç është e drejta jonë të vendosim nëse do ta bëjmë këtë.

Related posts

Regjistrohen 399 raste të reja me Kovid-19, 17 viktima dhe 1.348 të shëruar

D V

Taravari: Do t’i mbështesim kandidatët e Besës dhe do të punojmë ta heqim BDI-në nga pushteti

D V

Filipçe: Nga mesi i tetorit do të ketë masë të re me të cilën do të mund të funksionojnë vetëm qytetarët e vaksinuar plotësisht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More