Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Vlerat e OKB-së ngelen të përjetshme dhe aktuale

Shkup, 24 tetor – Vlerat e organizatës së Kombeve të Bashkuara ngelen të përjetshme dhe aktuale, shkruan kryeministri Zoran Zaev, në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e 24 tetorit ditës së themelimit të OKB-së.

 

“Në kohën në të cilën jetojmë, në kohë të kanosjeve globale të sigurisë, kanosjeve klimatike dhe shëndetësore, vlerat mbi të cilat u ngrit Organizata e Kombeve të Bashkuara – paqe, zhvillim, të drejta të njeriut dhe mundësi të barabarta për të gjithë, ngelen aktuale dhe vlera të përjetshme”, shkruan kryeministri Zaev.

Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas kryeministrit Zaev, e jep kontributin e vet aktiv në realizimin e Qëllimeve mijëvjeçare për zhvillimin e qëndrueshëm në Kombet e Bashkuara. Ky është obligim civilizues, humanist dhe njerëzor i cili është më i fuqishëm se ai ligjor dhe që del nga ratifikimi i deklaratave të Kombeve të Bashkuara.

“Në këtë ditë, më 24 tetor 1945, kur bota filloi të shëronte plagët e Luftës së Dytë Botërore katastrofike të sapombaruar, me shpalljen e Kartës së Kombeve, lindi Organizata e Kombeve të Bashkuara. Një organizatë që ka sjellë shpresë për të gjitha kombet për një të ardhme më të mirë dhe paqe botërore. Edhe sot, 76 vjet më vonë, Kombet e Bashkuara dhe të gjitha agjencitë e tyre, të gjithë njerëzit e përfshirë në programet e organizimit të kombeve, ende ruajnë dhe përhapin të njëjtën shpresë se çdo konflikt ka një zgjidhje paqësore dhe se çdo çështje me rëndësi jetike për Të gjithë njerëzit e botës, ka një përgjigje kur të gjithë kombet të jenë të bashkuar”, thotë Zaev.

Këto janë vlerat rreth të cilave bashkohen të gjitha forcat progresive në botë dhe që bëjnë thirrje sot, kur festojmë 76 vjet nga themelimi i OKB-së, të vazhdojmë të përhapim shpresën dhe besimin se së bashku kemi përgjigjen për të gjitha sfidat moderne dhe se askush nuk do të harrohet, shton Zaev.

Related posts

“Maqedonia e Veriut është bërë një vend i pasigurt”

D V

DPHM: Më së shumti shi në Topolçan, Krushevë dhe Prilep

D V

Evakuohen edhe shtetasit e fundit të Maqedonisë nga Afganistani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More