Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev uron mikun e tij Bojko Borisov për fitoren në zgjedhjet e djeshme në Bullgari

Sofje, 3 tetor – Ish kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, përmes rrjeteve sociale, ka uruar fitoren e ish kolegut të tij nga Bullgaria, Bojko Borisov, informon Zhurnal.

Ai i uron atij bisedime të suksesshme për formimin e Qeverisë së re e cila siç thotë, do të kontribojë në sjelljen e stabilitetit dhe prosperitetit në Bullgari.

“Urime për të gjithë qytetarët e Bullgarisë për zgjehdjet e suksesshme. Urime për GERB dhe mikut tim të mirë, Bojko Borisov për fitoren dhe besimin më të madh nga populli bullgar. Dëshiroj bisedime të suksesshme për përbërjen e Qeverisë së re e cila do të sjellë stabilitet dhe prosperitet në shtetin tonë lindor. Stabiliteti i Bullgarisë dhe prosperiteti i popullit bullgar janë të mira edhe për popullin maqedonas, si dhe për të gjithë qytetarët e Ballkanit”, ka shkruar Zaev.

Partia konzervative e ish kryeministrit bullgar Bojko Borisov është në epërsi pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje. Partia e GERB ka fituar rreth 25% të votave, derisa partia e formuar e re “Vazhdojmë me ndryshime” e Kirill Petkovit, ka fituar rreth 20% të votave./Zhurnal.mk

Related posts

Kasami nga Tearca: Ndryshim nuk ka kush që e ndal 

Xh M

PDSH Karshiakë organizoi iftar në Studeniçan, i pranishëm edhe Menduh Thaçi

Redaksia

VLEN hap shtabin zgjedhor në Tearcë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy