Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Toleranca, së bashku me respektimin e dallimeve dhe njohjen e të drejtave të të tjerëve, janë në themelet e “Një shoqërie për të gjithë”

Shkup, 16 nëntor – Toleranca, së bashku me respektimin e dallimeve dhe njohjen e të drejtave të të tjerëve,  janë në themelet e “Një shoqërie për të gjithë”. Republika e Maqedonisë së Veriut e ndërtoi këtë vlerë  dhe përfitim të madh,  të cilin sot e njeh gjithë bota dhe e rëndësishme është ta ruajmë dhe kujdesemi, shënoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

 

Sot është Dita ndërkombëtare e tolerancës në kalendarin e Kombeve të Bashkuara. Në porosinë për këtë vit, nënvizon ai, KB-ja porosit që kjo ditë është përkujtues se dallimet, dinjiteti i çdo burri dhe grua, dhe lufta kundër racizmit dhe diskriminimi duhet të jetë në përditshmërinë tonë.

“Ju bëj thirrje të vazhdojmë ta përforcojnë dhe mbrojmë një shoqëri qytetarësh të barabartë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, sociale, fetare, seksuale dhe ç’farëdo lloj përcaktimi, që të jetojmë në mirëkuptim dhe paqe, harmoni dhe bashkim, në një shoqëri në të cilën secili do të ndjehet  i barabartë dhe i sigurt”, publikoi Zaev në FB. 

Related posts

Zejtarët nuk heqin dorë nga kërkesat për subvencionimin e pagës minimale dhe dita e diel për ta të jetë ditë pune

D V

ASh dhe BDI me mbështetje për Pajazitin në komunën së Bërvenicës

D V

VMRO-DPMNE: Masa e parë e Kovaçevskit është çmimi i rritur i rrymës dhe ngrohjes qendrore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More