Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Thelbi i çdo shoqërie janë parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit

Shkup, 10 dhjetor – Dita e të drejtave të njeriut, 10 dhjetori, është dita kur e kujtojmë Deklaratën universale për të drejta të njeriut të OKB-së e cila fillon me të vërtetën e patjetërsueshme se “Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta sipas dinjitetit dhe të drejtave”, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

 

parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, thekson, janë në thelbin e çdo shoqërie dhe të çdo komuniteti pa përjashtim.

“Prosperiteti i tyre është i pamundur pa respektimin e kësaj të drejte e cila përfshin zgjidhje dhe gjetje të zgjidhjeve për çdo formë të diskriminimit”, kumtoi kryeministri.

Zaev thekson se Qeveria zbaton politika dhe masa për parandalim të të gjitha formave të diskriminimit, me fokus të posaçëm në avancimin e barazisë gjinore, luftës kundër dhunës së bazuar gjinore, implementimit të plotë të Konventës së Stambollit dhe të drejtave të bashkësive të margjinalizuara dhe të ndjeshme në përgjithësi.

“Prandaj Maqedonia e Veriut në këto tema është e veçuar në rajon për nga përparimi i treguar i vazhdueshëm. Zgjidhjet sistematike do të thonë edhe partneritet i hapur me shoqërinë qytetare e cila punon me përkushtim në përmirësimin e vazhdueshëm të problematikave specifike. Dialogu i hapur me organizatat qytetare dhe partnerët në shoqëri, garanton avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut”, thotë kryeministri Zaev.

Koncepti “një shoqëri për të gjithë”, përveç që është model që i fiton të gjitha mirënjohjet në botë, thekson Zaevi, njëherit është edhe koncept për preventivë të vendosur sistematike për të gjitha format e diskriminimit dhe qasjes së privilegjuar drejt shërbimeve dhe të drejtave.

“Ai koncept është postulat i Qeverisë së RMV-së, i cili e siguron qasjen e barabartë dhe trajtimin drejt të gjithë qytetarëve, duke garantuar qasje sistematike drejt mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, shkroi kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Related posts

Pavllova: Fillimisht të analizohen leksionet e mësuara, pastaj të planifikohen investimet

N E

Humb jetën nga coronavirusi një 16-vjeçare nga Tetova

D V

P↓r një ditë dënohen 205 shoferë në Çair, Saraj dhe Hasanbeg

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More