Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev – Tegetltija: Politikat e pritjes duhet të ndalen

Shkup, 2 korrik – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Ohër u takua me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

 

Kryeministri Zaev në takim u falënderua që kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija e pranoi ftesën për të marrë pjesë në “Prespa Forumin për Dialog” me të cilën edhe njëherë konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve bazuar në miqësi të hapur, mirëkuptim dhe mbështetje të ndërsjellë për interesat e përbashkëta.

“Dy bashkëbiseduesit në takim shkëmbyen përvoja dhe informacione për ballafaqim me krizën me KOVID-19, me fokus në imunizimin dhe programet për mbështetjen e qytetarëve për zbutjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia”, thuhet në kumtesë.

Në këtë drejtim Zaev dhe Tegeltija u pajtuan se është e patjetërsueshme që sa më shpejtë Brukseli të sigurojë qasjen e premtuar deri në fonde shtesë të BE-së të dedikuara, mes tjerash, edhe për mbështetje të programeve për ballafaqim me korona krizën.

Në takim u theksua angazhimi i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal me qëllim përmirësimin e standardit jetësor të popujve në rajon.

Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe është e hapur për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në atë plan dhe në atë kontekst, politikat e pritjes së BE-së duhet të ndalen.

Dy vendet, theksuan Zaev dhe Tegeltija, janë tradicionalisht të ndërlidhura edhe përmes afërsisë së popujve, ndërsa boshnjakët, si pjesë vitale e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, janë zinxhir i fortë në ndërlidhjen me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Related posts

Hartimi i Planit të Ri kombëtar për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025

Z.H

Agim Jonuz: Apasiev i ngatërroi gjërat, E Majta tregon hipokriz për Regjistrimin

Xh M

Paradite mot me diell, pasdite reshje të rrëmbyeshme lokale

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More